image Teknika e re e ADN-së e konfirmon se Sitting Bull e ka stërnipin amerikan

Botë

Teknika e re e ADN-së e konfirmon se Sitting Bull e ka stërnipin amerikan

news image

Një mostër e flokëve të Sitting Bull ka ndihmuar shkencëtarët të konfirmojnë se një burrë nga Dakota e Jugut është stërnipi i liderit të famshëm vendas të shekullit të 19-të. Sitting Bull ishte një udhëheqës amerikan vendas i Teton Dakotës, i cili bashkoi fiset Sioux të Rrafshnaltës së Madhe Amerikane kundër kolonëve të bardhë duke marrë tokën e tyre.

Studiuesit thanë të mërkurën se ADN-ja e nxjerrë nga flokët, të cilat ishin ruajtur në Institutin Smithsonian në Uashington, konfirmoi lidhjen familjare midis Sitting Bull, i cili vdiq në 1890, dhe Ernie LaPointe, nga Dakota e Jugut. Metoda që është përdorur për të analizuar lidhjet familjare është realizuar përmes marrjes së fragmenteve të ADN-s nga të vdekurit.

“Mendoj se ky hulumtim i ADN-së është një mënyrë tjetër për të vërtetuar marrëdhënien time me stërgjyshin tim, Njerëzit e kanë vënë gjithmonë në dyshim lidhjen me paraardhësin tim“, tha LaPointe.

Studimi përfaqësoi herën e parë që ADN-ja nga një person i vdekur prej kohësh u përdor për të demonstruar një marrëdhënie familjare midis një individi të gjallë dhe një figure historike. Metoda e re u zhvillua nga shkencëtarët e udhëhequr nga Eske Willerslev, drejtor i Qendrës Gjeogjenetike të Fondacionit Lundbeck në Universitetin e Kembrixhit.

Kërkuesve iu deshën 14 vjet për të zbuluar një mënyrë për të nxjerrë ADN-në e përdorshme nga flokët. Teknika e re u përqendrua në atë që njihet si ADN autosomale në fragmentet gjenetike të nxjerra nga flokët. Analiza tradicionale përfshin ADN-në specifike në kromozomin Y të përcjellë në linjën mashkullore ose ADN-në specifike në mitokondri – qendrat e fuqisë së një qelize – të transmetuara nga nëna te fëmijët. Përkundrazi, ADN-ja autosomale nuk është specifike për gjininë.

“Metoda ka ekzistuar, por ato kërkonin sasi të konsiderueshme të ADN-së ose lejonin të shkohej vetëm në nivelin e nipërve. Me metodën tonë të re, është e mundur të vendosim marrëdhënie familjare më të thella duke përdorur sasi të vogla të ADN-së,” tha Willerslev.

/GazetaSinjali/