image Gjetjet shokuese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar

Kosovë

Gjetjet shokuese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar

news image

Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët.

Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai në Pressing. 

/GazetaSinjali/