image Tejkalim i rrezikshëm në Badovc (FOTO)

Sinjalizime

Tejkalim i rrezikshëm në Badovc (FOTO)

news image

Nuk janë të rralla rastet kur shumë vozitës thyejnë rregullat e trafikut dhe bëjnë tejkalime edhe në vijë të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në mëngjesin e sotëm në fshatin Brana në Badovc.

Një sinjalizues është ankuar në adresë të Gazetës Sinjali, pasi që një vozitës ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe përveç kësaj, sipas tij, ky vozitës ka rrezikuar edhe automjetet tjera.

“Nënstop tentim me kalu në vijë të plotë derisa ia arriti qëllimin”, ka shkruar sinjalizuesi për vozitësin që drejtonte automjetin me targa 06-233-EM.

Nga pamjet shihet se vozitësi, përveç që ka tejkaluar në vijë të plotë, ai ka thyer rregullat e trafikut pasi që tejkaloi edhe në kthesë, gjë që nuk është e lejueshme.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/