Një sinjalizues raporton se para pak minutash në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete.
Këtë informacion për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës.
Ajo tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:25 në rrugën ‘Konferenca e Bunjajt’. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pasigurtë mes një kombibusi dhe një automjeti udhëtarësh. Ka vetëm dëme materiale”, tha Podrimaj për Gazetën Sinjali.
Fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/