image Tea pezullohet nga “Për'puthen”

Bota e Yjeve

Tea pezullohet nga “Për’puthen”

news image

Java ka nisur sërish me zhvillime të reja në emisionin “Për’puthen”, të cilat prekën çiftin Tea dhe Andi, shkruan Gazeta Sinjali.

Produksioni i këtij emisioni ka vendosur për pezullimin e Teas nga programi.

Arsyeja e këtij vendimi, sipas moderatores, Bora Zemani, është vonesa e herëpashershme e Teas në xhirimit e emisionit.

Ky vendim është përkrahur edhe nga opinionisti i emisionit, Arian Konomi, i cili shprehur se fama e menjëhershme e të rinjve krejt nga hiçi ka ndikuar që disa të humbasin përgjegjshmërinë.

Nga ana tjetër, edhe Ana e ka mbështetur vendimin e produksionit, duke u shprehur se vonesa e Teas është mungesë respekti ndaj produksionit dhe konkurrentëve të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në “Për’puthen”, pasi edhe Fjorela u pezullua pak muaj më parë për t’u rikthyer një javë më vonë, pikërisht për shkak të vonesave./Gazeta Sinjali/