image Të shtënat në Zubin Potok, KFOR-i: U përfshinë persona të armatosur

Siguri

Të shtënat në Zubin Potok, KFOR-i: U përfshinë persona të armatosur

news image

Pas të shtënave afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok pasditen e së dieles, KFOR-i njofton se po hetojnë incidentin, ku nuk kishte të lënduar e as dëme materiale.

KFOR-i, njofton se po heton një incident zjarri indirekt në 25 dhjetor në afërsi të një patrulle të KFOR-it të NATO-s. Incidenti ka përfshirë njerëz të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale, dhe jemi duke punuar për të konstatuar të gjitha faktet.

Më tej në komunikatën e KFOR-it thuhet se ndërsa janë planifikuar takime mes të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.

“Presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne u kërkojmë të gjitha palëve të ndihmojnë në mundësimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë tregimet çorientuese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më tej në njoftim thuhet se Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për gjetjen e marrëveshjes për mbrojtjen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“KFOR-i, ka rritur prezencën dhe patrullimet në muajt e fundit. Mbetemi vigjilent dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë në kuadër të UNSCR 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet kërkuar përmes dialogut”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

/GazetaSinjali/