image Të shtënat me armë zjarri në Mirditë - raportohet se janë vrarë motër e vëlla

Rajon

Rajon/ Të shtënat me armë zjarri në Mirditë – raportohet se janë vrarë motër e vëlla

news image

Motër e vëlla kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Kodër- Rrëshen, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Sipas asaj që raporton Ora News, ende nuk dihet nëse ka të bëjë me një krim në familje, apo dy personat janë ekzekutuar nga persona të tjerë.

Një prej viktimave është Edison Filopati, ndërsa nuk dihet ende emri i motrës së tij.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Dy viktimat janë dërguar në morgun e spitalit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.