Pak orë më parë raportohet se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Rastin tani e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Nga Policia kanë deklaruar se po kryhen hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri. Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, janë deklaruar nga Policia.