image Të shtëna në supermarket, vriten tre persona në SHBA

Botë

Botë/ Të shtëna në supermarket, vriten tre persona në SHBA

news image

Tre persona u vranë nga të shtënat me armë në një supermarket në Oklahoma të SHBA-së.

Dy persona u vranë në makinë dhe personi i tretë në parking, sipas shefit të policisë lokale Danny Ford, raporton AP.

Ford shtoi se policia po kërkon dëshmitarë okularë të të shtënave.

Policia lokale tha për USA Today se policia ishte në vendin e ngjarjes.

USA Today raportoi se sulmuesi ishte në mesin e viktimave.

Shkollat në qytet janë të mbyllura./Gazeta Sinjali/