Një adoleshent ka humbur jetën gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Minesota, shkruan The Guardian.
Shefi i policisë së Bloomington, Booker Hodges, tha se viktima ishte një 19-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, një kalimtar gjithashtu u godit nga një plumb gjatë të shtënave.
Deri më tani raportohet për një konflikt midis dy grupeve dhe në një moment, autori ka nxjerrë armën duke qëlluar viktimës disa herë. E gjitha ngjarja ndodhi për rreth 30 sekonda.