image Të shtëna me armë zjarri në Virginia, raportohet për dy të vdekur dhe tetë të lënduar

Botë

Të shtëna me armë zjarri në Virginia, raportohet për dy të vdekur dhe tetë të lënduar

news image

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën tetë janë plagosur në Virginia të SHBA-së pas të shtënave me armë buzë oqeanit në Virginia Beach, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Derisa Policia po hetonte skenën e parë të krimit, të shtënat ndodhën rreth një blloku më tutje afër Rrugës 20 dhe Pacific Avenue, derisa një individ u konfrontua nga një officer i policisë së Virginia Beach.

Oficeri më pas qëlloi dhe vrau personin duke u përshkruar nga autoritetet si ndërhyrje e policisë.

“Ajo që mund të shihni është se kemi një incident shumë kaotik, një natë shumë kaotike në Beach. Shumë skena të ndryshme krimi”, tha shefi i policisë së Virginia Beach, Paul Neudigate./Gazeta Sinjali/