Dy persona kanë vdekur dhe të paktën tetë janë plagosur në Virginia të SHBA-së pas të shtënave me armë buzë oqeanit në Virginia Beach, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Derisa Policia po hetonte skenën e parë të krimit, të shtënat ndodhën rreth një blloku më tutje afër Rrugës 20 dhe Pacific Avenue, derisa një individ u konfrontua nga një officer i policisë së Virginia Beach.
Oficeri më pas qëlloi dhe vrau personin duke u përshkruar nga autoritetet si ndërhyrje e policisë.
“Ajo që mund të shihni është se kemi një incident shumë kaotik, një natë shumë kaotike në Beach. Shumë skena të ndryshme krimi”, tha shefi i policisë së Virginia Beach, Paul Neudigate./Gazeta Sinjali/