image Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, policia kap njërin nga të dyshuarit

Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, policia kap njërin nga të dyshuarit

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Velipojë.

Të shtënat dyshohet se kanë ardhur pas një konflikti të çastit mes dy grupeve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët së bashku me mjetin.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, policia po punon për kapjen e personave të tjerë./Gazeta Sinjali/