Një 22-vjeçar me inicialet B.L., është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se dje pasdite, rreth orës 18:30, ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja dhe armën që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja. Pas identifikimit të të dyshuarit, është dorëzuar një armë gjuetie nga e cila armë kishte shtënë i dyshuari. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën dhe dy gëzhojat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj 22-vjeçarit është iniciuar rast për veprat penale ,”Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’./Gazeta Sinjali/