image Të shtëna me armë zjarri brenda spitalit, 3 të plagosur

Rajon

Rajon/ Të shtëna me armë zjarri brenda spitalit, 3 të plagosur

news image

Tre persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (31 gusht).

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet e spitalit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorët që kanë shtënë me armë zjarri./oranews