Sot rreth orës 18:00 ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë”, tha ajo.
Tutje ajo ka njoftuar se aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e të dyshuarit dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.
“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, tha ajo për Sinjalin.
Rasti në polici po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.