image Të shtëna me armë, plagoset rëndë një shqiptar

Rajon

Rajon/ Të shtëna me armë, plagoset rëndë një shqiptar

news image

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë këtë të premte në mbrëmje qytetin e Rubikut.

Ende nuk është mësuar dinamika e ngjarjes dhe se kush e ka qëlluar 26 vjeçarin Frederik Leka.

Ky i fundit është marrë nga ambulance dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.


Në vendin e quajtur”Rreth I Eperm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Policia po merret me rastin./Gazeta Sinjali/