image Të shtëna me armë në lokalin e Noizyt, plagoset një politikan

Shqipëri

Të shtëna me armë në lokalin e Noizyt, plagoset një politikan

news image

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

ABC mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperit të njohur Noizy, që ndodhet në bregdetin e Durrësit.

Ardit Kërtusha është pjesë e PS që prej shumë vitesh. Përplasja mes tij drejtuesve të lartë socialistëve në Durrës nisi në tetor të vitit 2019, kur ai  shprehu dëshirën për të kandiduar për kryetar i PS në zgjedhjet që u mbajtën në janar të 2020-tës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrollimi i zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/