Një përleshje e dhunshme ka ndodhur të premten afër një parkingu të dyqaneve në pjesën veriore të Berlinit, si pasojë e kësaj përleshje katër persona mbetën të lënduar raportoi gazeta gjermane, “Berliner Zeitung”.
Në mesin e të lënduarve janë tre burra e një grua. Nga të lënduarit njëri u ther me thikë, një tjetër pati plagë nga arma e zjarrit dhe i treti pati lëndim në kokë gjatë përleshjes në parkingun e veturave.
Gazeta gjermane ‘Reuters’, ka njoftuar se një person është arrestuar dhe se vendi është rrethuar nga policia. /GazetaSinjali/