image Të rinjtë vazhdojnë të sillen me drogë nëpër duar, arrestohet një 20-vjeçar në Viti

Siguri

Të rinjtë vazhdojnë të sillen me drogë nëpër duar, arrestohet një 20-vjeçar në Viti

news image

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe sot në Viti ku gjatë patrullimit të Policisë në rrugën “Agim Ramadani”, është ndaluar një veturë për mos respektimin e shenjave të trafikut.

Sinjali mëson se 20-vjeçari u kap mat nga Policia e Kosovës, pasi me të ndalur veturën, është vërejtur se në veturë ka substanca të dyshimta narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në formë të cigareve.

Narkotikët janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për intervistim.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/