image Të rinjtë tubohen në mbështetje të Rusisë në Kragujevc dhe Novi Sad

Rajon

Të rinjtë tubohen në mbështetje të Rusisë në Kragujevc dhe Novi Sad

news image

Rreth njëzet persona, kryesisht të rinj, përmes vozitjes së makinave, të shtunën në mbrëmje në Kragujevc, morën pjesë në mbështetjen e Rusisë dhe Vladimir Putin për agresionin kundër Ukrainës.

Disa dhjetëra makina morën pjesë në vozitje, por pa praninë e policisë për të ruajtur sigurinë, raportoi një reporter i Radios Evropa e Lirë.

Një tubim në mbështetje të agresionit rus kundër Ukrainës u organizua edhe në Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodinës, ku disa dhjetëra ekstremistë të djathtë dhe tifozë brohorisnin “Rusi, Rusi”.

Nga Sheshi i Lirisë ata janë drejtuar drejt ndërtesës së Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), ku kanë brohoritur parulla nënçmuese, sepse që nga fillimi i agresionit rus, kjo parti ka varur flamurin e Ukrainës në objektin e selisë së saj, i cili por qëndron edhe sot.

Policia ka penguar huliganët të afrohen tek godina ku ndodhet selia e kësaj partie, raporton Beta.

/GazetaSinjali/