image Të rejat e fundit nga QKUK: Shërohen 5 pacientë, 6 po i presin rezultatet, 2 në gjendje të rëndë

Kosovë

Koronavirusi/ Të rejat e fundit nga QKUK: Shërohen 5 pacientë, 6 po i presin rezultatet, 2 në gjendje të rëndë

news image

Infektologu Shemsedin Dreshaj, përmes një konference për media i ka dhënë të rejat e fundit nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Dreshaj ka treguar se sot janë shëruar 5 pacientë, të cilët janë liruar, ndërsa 6 të tjerë janë të shtrirë në këtë klinikë në pritje të rezultateve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga Klinika sot janë lëshuar 5 pacientë të shëruar, ndërsa aktualisht në Klinikë brenda janë në pritje të rezultateve edhe 6 pacientë të tjerë të cilët janë të shtrirë”, ka deklaruar Dreshaj.

Ai tutje ka theksuar se nga 52 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, 11 prej tyre janë në kujdes intensiv, ndërsa dy prej pacientëve janë në gjendje të rëndë.

“Aktualisht në Klinikën Infektive janë shtritë 52 pacientë. Prej tyre 11 janë në kujdes intensiv dhe në trajtim me oksigjenoterapi, pra monitorim permanent, dy prej këtyre pacientëve janë në gjendje kritike dhe janë të shtruar në njësinë e mjekimit intensiv”, ka deklaruar infektologu Shemsedin Dreshaj.

Ndërkohë, sot rreth orës 08:30 ka vdekur një 70-vjeçar nga Nerodimja e Ferizajt, i infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/