image Të prekurit me koronavirus nga Kosova po trajtohen edhe në Nish e Beograd

Shëndetësi

Të prekurit me koronavirus nga Kosova po trajtohen edhe në Nish e Beograd

news image

Edhe 39 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në komunat e Kosovës në të cilët banojnë edhe shtetas të komunitetit serb, raporton Gazeta Sinjali.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur shtabi i krizës në Mitrovicën Veriore, prej të cilave 13 raste janë në Mitrovicë të veriut, 7 në Leposaviq, 4 në Graçanicë, 3 në Zveçan, 3 në Zubin Potok, 3 në Prilluzhë, 2 në Kamenicë, 2 në Shtërpcë, 1 në Gjilan dhe 1 në Lipjan.

Pacientë nga Kosova, në bazë të njoftimit të shtabit të krizës nga Mitrovica veriore, po shërohen edhe në qytetet e Serbisë.

Në Mitrovicë të veriut po shërohen 91 pacientë me COVID-19. Në Nish të Serbisë janë katër pacientë, në Beograd tre pacientë, kurse në Kragujevc dy pacientë.

Qytetet të cilat shënuan raste të reja me COVID-19, sipas shtabit të krizës në Mitrovicën Veriore janë: Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Prilluzha, Kamenica, Shtërpca, Gjilani, Lipjani. /Gazeta Sinjali/