image Të pathënat e ndarjes së Meghan dhe Harryt nga familja mbretërore

Bota e Yjeve

Të pathënat e ndarjes së Meghan dhe Harryt nga familja mbretërore

news image

Largimi i Harryt dhe Meghan Markle nga detyrat mbretërore filloi në mars të vitit 2020, për arsye që ata i përshkruan si ndërhyrje dhe qëndrime raciste të mediave britanike ndaj dukeshës, e cila është dyracore.

Ka ardhur koha që publiku ta dëgjojë historinë e Meghanit dhe Harryt, si dhe efektet e ndarjes së tyre të zhurmshme nga familja mbretërore.

Transmetimi i së dielës i intervistës speciale nga Oprah Winfrey do ta ofrojë vështrimin e parë dhe të paparë të largimit të çiftit nga detyrat mbretërore dhe tensionet që u ka sjellë kjo gjë.

Emisioni, ku do të zhvillohet intervista e Winfreyt me Meghanin dhe Harryn, do të transmetohet së pari në Shtetet e Bashkuara – vendi i lindjes së Meghanit – në orën 20:00. Disa orë më parë, gjyshja e Harryt, Mbretëresha Elizabeth II, do ta mbajë një fjalim mbretëror para Ditës së Mirëqenies së Përgjithshme.

Publiku britanik do të zgjohet të hënën me titujt kryesorë dhe postimet në mediat sociale në lidhje me intervistën e Winfreyt, por nuk do të jetë në gjendje ta shohë intervistën e plotë deri të hënën në mbrëmje, kur do të transmetohet në ITV.

Klipet e publikuara përpara transmetimit paraqesin që të paktën Meghan do të ketë disa kritika të theksuara ndaj jetës mbretërore. Në njërën ajo përshkruan familjen mbretërore si “firma”, një pseudonim që përdoret herë me dashuri, herë në mënyrë kritike.

Në një tjetër klip, Harry e përmend edhe nënën e tij të ndjerë, princeshën Diana, e cila duhej të gjente rrugën e vetme pas shkurorëzimit me princin Charles. Sipas tij, duhej të ketë qenë shumë e vështirë për të që ta përballonte këtë situatë e vetme.

Në Britani, intervista konsiderohet se do të transmetohet në një kohë të gabuar. Ajo do të transmetohet përderisa gjyshi i Harryt, princi Philip, është në spital pasi i është nënshtruar një operacioni të zemrës.

Meghan shfaqet në një klip të publikuar të premten krejt ndryshe në krahasim me bisedën që të dyja gratë ishin në gjendje ta bënin në vitin 2018, përpara dasmës së saj. Meghan përshkroi se nuk ishte në gjendje të fliste me Winfreyn, që po kërkonte intervistë, pa kujdestarët mbretërorë të pranishëm.

Çifti tani jeton në Montecito, California, dhe është fqinj me Winfreyn.

Meghan Markle dikur ishte aktore dhe ka luajtur në serinë “Suits”. Ajo u martua me Harryn në Windsor Castle në maj të vitit 2018 dhe djali i tyre, Archie, lindi një vit më vonë.

Largimi i Harryt dhe Meghanit nga jeta mbretërore supozohej të rishikohej pas një viti. Më 19 shkurt, pallati Buckingham konfirmoi se çifti nuk do të kthehej në detyrat mbretërore dhe Harry do të hiqte dorë nga titujt e tij të nderuar ushtarakë – një vendim që e bëri zyrtare dhe përfundimtare ndarjen e çiftit nga familja mbretërore. /Gazeta Sinjali/