image Meghan Markle kishte mikrofon të fshehur në takimin me William dhe Kate?

Botë

Meghan Markle kishte mikrofon të fshehur në takimin me William dhe Kate?

news image

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, menduan se ndodhi mrekullia në ribashkimin e Princit William dhe Princ Harry. Pas dy vitesh familja mbretërore u bashkuan që të përshëndesin qytetarët e mbledhur jashtë kështjellës Windsor. Fillimisht dukej si një shenjë e parë që janë shkrirë akujt, por ky ishte thjeshtë një iluzion jetëshkurtër.

Nga zërat që vijnë nga pallati, flasin për një shkëputje dhe ftohtësi mes Meghan Markle, Princit Harry, Kate Middelton dhe Princin William. Takimi me britanikët jashtë Kalasë së Windsor u zhvillua në një mënyrë të matur dhe të përmbajtur. Disa buzëqeshje, shtrëngime duarsh për njerëzit dhe pak fjalë midis Dukës së Sussex-it dhe Princave të Uellsit. Meghan Markle dhe Princi Harry kapën duart e njëri-tjetrit ,ndërsa Kate Middleton dhe princi William iu përmbajtën protokollit, ashtu siç do të kishte dashur mbretëresha Elizabeta.

Përveç kësaj është vërejtur një detaj tek veshja e Dukeshës së Sussex-it, e cila duket se mund të kishte fshehur një mikrofon poshtë fustanit të saj. Është një hipotezë se Meghan Markle kishte mikrofon poshtë fustanit me spekulimet se Dukesha e Sussex ka përfituar nga rasti që të regjistrojnë biseda për dokumentarin e sajë për Netflix.

Një burim i afërt me Meghan Markle e mohoi kategorikisht këtë spekulim për Page Six duke thënë se kjo është çmenduri dhe padyshim që nuk është i vërtetë.

Sigurisht që është e vështirë të besohet se mund të ketë arritur deri këtu, e vetëdijshme se një gjest i tillë do të dekretonte fundin e marrëdhënieve midis familjes së saj dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore. Megjithatë, dyshimi, qëndron, raportojnë mediat. /Gazeta Sinjali/