image Të paktën tetë ushtarë të vrarë mes Armenisë e Azerbajxhanit

Botë

Të paktën tetë ushtarë të vrarë mes Armenisë e Azerbajxhanit

news image

Zyrtarët armenë deklaruan sot se dhjetëra ushtarë të tyre janë kapur ose janë zhdukur pas përleshjeve të fundit në kufirin me Azerbajxhanin.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se shtatë ushtarë të saj janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në luftimet e reja në kufirin e përbashkët, që shpërthyen të martën.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, 13 ushtarë armenë janë kapur nga forcat azere dhe 24 të tjerë janë zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet, shkruan Free Europe.

Në deklaratë shtohet se një ushtar armen është vrarë në luftime. Armenia thotë se këto luftime janë ndërprerë pas bisedimeve me Moskën.

Të dyja palët e fajësuan njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit të ri në kohën kur tensionet mes dy ish-republikave sovjetike janë të larta që nga lufta e vitit të kaluar për Nagorno-Karabakun, gjatë së cilës u vranë së paku 6.500 njerëz./GazetaSinjali/