image Të paktën nëntë amerikano-latin të vdekur dhe 25 të zhdukur pas sulmeve të Hamasit

Botë

Të paktën nëntë amerikano-latin të vdekur dhe 25 të zhdukur pas sulmeve të Hamasit

news image

Të paktën nëntë amerikano-latinë kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur pas sulmeve të Hamasit në Izrael këtë fundjavë, sipas qeverive të tyre përkatëse.

Ministria e Jashtme e Perusë njoftoi sot se një shtetas peruan, Brando Flores, ka vdekur ndërsa tre të tjerë mbeten të zhdukur. Flores i përkiste forcës rezervë ushtarake në Izrael, tha për mediat lokale ambasadori i Perusë, Manuel Cacho-Sousa.

Autoritetet braziliane po ashtu njoftuan për vdekjen e një shtetasi të tyre, që ishte Ranani Nidejelski Glazer.

E dashura e të cilit, Rafaela Treistman, tha se gjatë momentit kur ndodhi sulmi tragjik ata po merrnin pjesë në festivalin e muzikës Nova.

Çifti u strehua në një bunker aty pranë me shokët e tjerë të festivalit kur filluan të hidheshin “bomba me gaz” brenda strehës, tha Treistman për CNN Brasil, raporton CNN.

“Kishte disa të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerit. Nuk kishim ku të shkonim, u përpoqëm të thërrisnim policinë, të mbroheshim me trupat e njerëzve që vdiqën”, tha ajo.

Treistman tha se ajo humbi gjurmët e të dashurit të saj sepse gazi e la atë të çorientuar dhe i shkaktoi asaj “të fikët shumë”.

“Nuk i mbaj mend mirë gjërat, e di që në një moment ishte me mua, ishim në një cep të përqafuar dhe më pas ai nuk ishte më. U çorientova aq shumë sa pyeta një vajzë pranë meje: Ranani. je ti? Dhe ajo nuk u përgjigj”, tha Treistman.

Treistman dhe një mik tjetër u shpëtuan nga policia, tha ajo, por ata nuk mundën ta gjenin Glazer.

Për më tepër,  shtatë argjentinas kanë vdekur dhe pesëmbëdhjetë janë të zhdukur, sipas një përditësimi të hënën në mbrëmje nga Ministria e Jashtme e Argjentinës. 

Ministria e Jashtme e Kolumbisë raportoi gjithashtu dy shtetas të saj të zhdukur të hënën në mbrëmje.

Autoritetet në Panama njoftuan veçmas të hënën se një grua panameze që ishte zhdukur më parë ishte gjetur.

/GazetaSinjali/