image Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në juglindje të Ukrainës

Botë

Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në juglindje të Ukrainës

news image

Forcat ruse kanë kryer sulme me dronë, raketa, artileri të rëndë e aeroplanë luftarakë në pjesën juglindore të Ukrainës, duke vrarë të paktën gjashtë civilë e duke plagosur gjashtë të tjerë, tha zyra e presidentit të Ukrainës.

Agjencia “Associated Press” raporton se në rajonin Zaporizhia, një pjesë e të cilit mbetet në kontrollin e rusëve, dhjetë qyteza e fshatra janë goditur me artileri.

Numri i të vdekurve nga sulmi me një raketë ruse në një ndërtesë banimi në qytetin Vilniansk të enjten shkoi në dhjetë. Në mesin e viktimave ishin tre fëmijë.

Në Nikopol, matanë Lumit Dnipro nga centrali bërthamor i Zaporizhias, 40 raketa ruse dëmtuan disa ndërtesa të lata, shtëpi dhe një linjë të rrymës.

Pas tërheqjes poshtëruese nga qyteti Kherson, forcat ruse i kanë shpeshtuar sulmet në rajonin Donetsk, ku Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të premten se ushtarët rusë e kanë marrë kontrollin e fshatit Opytne dhe kanë zmbrapsur një kundërsulm ukrainas për t’i rimarrë vendbanimet Solodke, Volodymyrivka dhe Pavlivka.

Qyteti Bakhmut – cak kyç i përpjekjeve të Moskës për ta marrë nën kontroll tërë rajonin e Donetskut – mbetet skenë e luftimeve të ashpra, tha guvernatori rajonal.

/GazetaSinjali/