Të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën pas zjarri përfshiu një fabrikë në Delhi, thanë zyrtarë të policisë dhe qeverisë indiaane.
Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në zonën e ngjeshur Anaj Mandi të kryeqytetit indian dhe u përhap me shpejtësi, raportojnë mediat lokale.
Kryetari i Delhit, Arvind Kejriëal, ndërsa vizitoi vendin e zjarrit bëri të ditur se ka urdhëruar një hetim për incidentin.
Kryeministri Narendra Modi e ka cilësuar këtë incident si jashtëzakonisht të tmerrshëm.
“Mendimet e mia janë me ata që humbën të dashurit e tyre. Duke uruar të dëmtuarit një shërim të shpejtë. Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë.”, ka shkruar Mondi.
Edhe ministri i Brendshëm idian, Amit Shah ka ngushëlluar familjet e viktimave teksa është lutur për shërimin e shpejtë të të plagosurve./Gazeta Sinjali/