image Të paktën 34 emigrantë janë mbytur në det në Siri - Sinjali

Të paktën 34 emigrantë janë mbytur në det në Siri

news image

Të paktën 34 emigrantë u mbytën pasi një varkë u fundos pranë qytetit port të Tartus në veriperëndim të Sirisë, ndërsa kërkimet për të mbijetuar janë ende në vazhdim, njoftoi Ministria e Shëndetësisë siriane.

Kishte të paktën 150 persona në bord?

“Numri i vdekjeve nga mbytja është rritur në 34 dhe njëzet persona janë pranuar në spitalin al-Basel në Tartus”, tha ministria në një deklaratë, e cila më herët raportoi 29 vdekje.

“Pjesës më të madhe të viktimave iu jepet oksigjen, disa janë vendosur në reanimacion”, shton i njëjti burim, duke theksuar se i gjithë stafi mjekësor në zonë është mobilizuar. Televizioni sirian njoftoi se kishte të paktën 150 persona në anije para se të mbytej.

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar

“Të mbijetuarit thanë se anija u largua nga porti i Minia në veri të Libanit disa ditë më parë,” tha më herët drejtori i përgjithshëm i Porteve Siriane Samer Kbrasli në një deklaratë të lëshuar nga ministria e transportit, duke shtuar se emigrantët vijnë nga vende të ndryshme, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar të tjerë në det pranë Tartus.

Për shkak të krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Libanin, refugjatët sirianë dhe palestinezë dhe libanezët janë përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe me mjete të improvizuara muajt e fundit për të arritur në vendet evropiane, veçanërisht në Qipro, e cila është 175 kilometra nga bregu libanez.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: