image Të paktën 148 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë

Të paktën 148 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

news image

Të paktën 148 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pesë javë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter.

Sipas njoftimit, rreth 1 mijë e 370 raketa ruse janë hedhur që nga 24 marsi, duke shtuar se Rusia deri më tani ka shkatërruar 15 aeroporte ukrainase, shkruan CNN.

Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, thuhet gjithashtu në njoftim.

/GazetaSinjali/