image Të paktën 12 të vdekur nga një shpërthim në Pakistan - Sinjali

Të paktën 12 të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

news image

Të paktën 12 persona kanë vdekur pas shpërthimit të gazit në Karaçi të Pakistanit.

Nëntë persona po ashtu janë lënduar në shpërthimin që ndodhi më 18 dhjetor.

Autoritetet lokale besojnë se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes nga një tubacion i gazit që kalonte në rrjetin e kanalizimeve në lagjen Sher Shah të Karaçit.

Në videot e publikuara nga policia në Karaçi u shfaqën dëmet e mëdha të shkaktuara në një bankë, që gjendet përmbi rrjetin e kanalizimit ku ndodhi shpërthimi.

Zyrtarët shëndetësorë thanë për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se katër pacientë që ishin sjell pas shpërthimit, vdiqën nga plagët e mara.

Policia tha se ende po heton shkaqet e shpërthimit./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin