Diplomati gjerman, Wolfgang Ischigner, ka folur rreth asaj nëse Kosova ka gabuar që s’ka shfrytëzuar administratën e Donald Trump për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, qoftë me korrigjim të kufijve apo me shkëmbim territoresh.
Ischinger ka thënë se s’është i sigurt nëse ideja e shkëmbimit të territoreve siç ishte prezantuar gjatë administratës së Donald Trump do të zgjidhte të gjitha problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se të ndryshuarit e kufijve është një çështje tepër delikate dhe s’mjafton që të pajtohen vetëm liderët e dy shteteve.
Ish-ambasadori gjerman ka thënë se është skeptik që çështjet që janë diskutuar gjatë administratës së Trump do të çonin në një stabilitet të përhershëm. Ai ka thënë se mbetet skeptike për atë përpjekje dhe potencon se duhet gjetur një mënyrë tjetër për të ecur përpara tani, ndryshe nga ajo çfarë ka propozuar Administrata Trump.
“Nuk jam i sigurt nëse ideja e shkëmbimit të territoreve siç ishte prezantuar para disa vitesh gjatë kohës së Trump, do të zgjidhte të gjitha çështjet. Të ndryshosh kufijtë është një çështje shumë delikate dhe do të funksionojë në drejtim të paqes dhe stabilitetit të përhershëm vetëm nëse pajtohen të gjithë. Jo vetëm dy liderët, popullata e afektuar në zonat që ju po flisni. Këto janë çështje delikate. Unë jam skeptik nëse çështjet që janë diskutuar gjatë kohës së Trump do të çonin drejt një stabiliteti të përhershëm, nuk jam shumë i sigurt. Mbes skeptik dhe mendoj se ne duhet të gjejmë një mënyrë tjetër përpara, një mënyrë ndryshe nga ajo se çfarë administrata Trump ka propozuar”, ka thënë Ishcinger në Pressing.