image Të moshuarit në Shqipëri qëndrojnë bashkë, ndërhyn policia dhe ushtria

Rajon

Koronavirusi/ Të moshuarit në Shqipëri qëndrojnë bashkë, ndërhyn policia dhe ushtria

news image

Prej 4 ditësh, Shqipëria është e izoluar si pjesë e masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pjesa e shoqërisë, e cila është edhe më e rrezikuara nga kjo pandemi, janë të moshuarit, të cilët si për çudi janë edhe personat më të vështirë për t’u bindur të qëndrojnë të mbyllur në këtë ditë të vështirë.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Vlorës. Me dhjetëra të moshuar kanë dalë në sheshet e qytetit, duke detyruar policinë dhe ushtrinë të ndërhyjnë duke i kërkuar të mos qëndrojnë të grumbulluar.