image Ministri Murati jep lajmin e mirë për pensionistët

Sociale

Ministri Murati jep lajmin e mirë për pensionistët

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se me patjetër do të ketë rritje të pensioneve, ndërsa tha se janë në proces të plotësim-ndryshimit të ligjit, raporton Gazeta Sinjali.

Murati tha se projektin për rritjen e pensioneve e kishte dërguar në shtator të vitit 2021 në Kuvendin e Kosovës, por i njëjti ishte shtyrë për shkak të projektit të Bankës Botërore.

“Opozita, kryesisht LDK-ja e kanë blloku duke votuar kundër, madje e kanë rrëzu dy herë, tek herën e tretë kanë mbërri me kalu dhe tash jemi në proces”, tha Murati në ATV.

Ministri shtoi se kanë filluar procesin për të bërë reformën edhe te skemat sociale, edhe te skemat pensionale.

“Më saktësisht sot e kemi shtru. Patjetër që përfundon këtë vit, por jo të gjitha përfundojnë këtë vit, sepse ka edhe shumë gjëra të tjera aty, nuk është veç me u rritë pensioni reforma”, shtoi Murati.

“Për këtë vit parashihet që të hiqet ky kriteri diskriminues që ka të bëjë me 15 vjetëshin e stazhit të punës”

Ndërsa, për lajmërimin që pensionistët duhet të paraqiten çdo gjashtë muaj, Murati tha se do të ketë ndryshime edhe në këtë proces, ku sipas tij po shihet mundësia që shteti të shkojë te pensionistët për verifikim.

/GazetaSinjali/