Një vajzë e mitur është dërguar në spital të mërkurën rreth orës 20:00 në Lagjen 28 në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta ishte shtatzënë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se e mitura ka deklaruar se ajo me vetëdëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali.
“Viktima femër kosovare – e mitur, është dërguar në spital pasi që e njëjti ishte shtatzënë. Sipas viktimës, ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur).”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.