image Të mëdhenj e të vegjël me armë në dorë për Vitin e Ri, video e të shtënave në Prizren

Siguri

Të mëdhenj e të vegjël me armë në dorë për Vitin e Ri, video e të shtënave në Prizren

news image

Për të kremtuar festën e Vitit të Ri, shumë nga qytetarët përpos mjeteve piroteknike, përdorin edhe armët e zjarrit. Kjo është një dukuri shqetësuese, pasi që cenon sigurinë e njerëzve përreth, të cilët në shumë raste e kanë pësuar nga plumbat qorr. Këto veprime ata shpesh i ‘dokumentojnë’ edhe me pamje të incizuara të cilat i shfaqin në rrjete sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Pikërisht për këtë arsye, katër anëtarë të një familjeje në Prizren kanë përfunduar në Polici pasi publikuan video ku shiheshin duke gjuajtur me armë në natën e ndërrimit të motmoteve.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Alban Shala, Agnesa Gashi, Xhelbrim Gashi dhe Ylki Gashi.

Sinjali ka siguruar edhe pamjet të cilat i futën në telashe katër të rinjtë nga fshati Hoçë e Qytetit në Prizren.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa tri armët e përdorura nga të njëjtit janë sekuestruar nga ana e Policisë. 

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit gjatë dhënies së deklaratave e kanë pranuar veprën për të cilën dyshohen.

Pas përfundimit të procedurave,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti si  “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/