image Të martën protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

Politikë

Të martën protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

news image

Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po protestojnë lidhur me zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe respektimin institucional të gjuhës shqipe.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë nga sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin shqiptar.

Mediat në Shqipëri raportojnë se protesta është planifikuar të mbahet të martën, më 26 maj, duke filluar nga ora 17:00.

Studentët kanë bërë thirrje për solidarizim dhe mbështetje sa më të gjerë ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë në Shkup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/