image Të infektuarit me COVID-19 po trajtohen edhe në spitale rajonale, 7 janë shtruar në spitalin e Gjakovës

Shëndetësi

Të infektuarit me COVID-19 po trajtohen edhe në spitale rajonale, 7 janë shtruar në spitalin e Gjakovës

news image

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus që janë shtruar në Klinikën Infektive në QKUK, pacientët kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar 7 raste me COVID-19 dhe 3 raste që pritet të testohen sot.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 2,677 raste nga 23,339 persona të testuar. Nga këto 49 persona kanë vdekur, duke pasur edhe sëmundje të tjera.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1,425 raste, kurse raste aktive janë 1,203. /Gazeta Sinjali