image Të hënën vazhdon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë, në këtë orë duhet të mbyllen dritaret

Sociale

Të hënën vazhdon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë, në këtë orë duhet të mbyllen dritaret

news image

Më 14 shtator, ditë e hënë, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili tha se ky proces do të vazhdojë për 5 net rresht.

“Çdo mbrëmje nga ora 19:30, për 5 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës”, ka shkruar ai, duke shtuar se ky proces do të monitorohet në vazhdimësi nga Komuna e Prishtinës.

Më poshtë gjeni orarin për të gjitha netët e dezinsektimit dhe lagjet të cilat do të dezinsektohen./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3307841285952362