image Të hënën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ndeshjet zhvillohen në shkurt

Futboll

Të hënën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ndeshjet zhvillohen në shkurt

news image

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të hënën do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, shkruan Sinjali Sportiv.

Për shkak të punimeve në selinë e FFK-së, tërheqja e shortit kësaj radhe do të bëhet në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nga ora 13:00.

Kujtojmë se në fazën 1/8 e finales, skuadrat që marrin pjesë janë: Arbëria, Trepça’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 10 shkurt. /Sinjali Sportiv/.