image Të hënën mësimi online fillon për të gjitha klasat fillore

Arsim/ Të hënën mësimi online fillon për të gjitha klasat fillore

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka njoftuar se të hënën mësimi online fillon edhe për klasat nga 5 deri në 9, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Bajramit, ky transmetim do t’i përfshijë 70% të lëndëve të të gjitha klasave.

“AShTI ka vazhduar xhirimet për njësi mësimore edhe për klasat 1-9. Tashmë procesi i përgatitjes së përmbajtjes për mësim në distancë po vazhdon me ritëm të lartë. Për klasën e 6-të (8 lëndë). Për klasët 7-9 (nga 9 lëndë). Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhë turke dhe boshnjake. Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1-9, gjuhë dhe matematikë, ndërsa nga 6 prilli, do të kemi një transmetim shumë më të dendur duke përfshirë mbi 70% të të gjitha lëndëve për të gjitha klasat”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ministrja e Arsimit ka njoftuar, po ashtu, se komunat e banuara me shumicë serbe nuk i kanë dërguar ende mësimdhënësit e tyre për të prodhuar video-materiale në gjuhën serbe.

Gjithashtu, Bajrami ka bërë të ditur se ministria që ajo e udhëheq ka vendosur që video-materialet të jenë të hapura edhe për mediat e tjera, përveç transmetuesit publik që ka qenë i vetmi që i ka transmetuar deri tani.

“Gjatë javës gjithashtu është funksionalizuar web-i http://emesimi.rks-gov.net, i cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen”, ka thënë ministrja.

Orari i transmetimit në RTK të mësimit në distancë tha se do do të bëhet publik të hënën, më 30 mars 2020.

Kujtojmë që mësimi në shkolla u ndërpre më 11 mars, me vendim të qeverisë si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Fillimisht, kjo masë ishte planifikuar të mbahej deri më 27 mars, por për shkak se përhapja e pandemisë COVID-19 po vazhdon, vendimi ende mbetët në fuqi.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 86 raste me koronavirus, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1574867195995389?__xts__[0]=68.ARAqm1yBzci_6trX0lA9WNZu4dOsuLoSa0q9BdWqAbD3NcO5ntLDzDeLUkWG0RzlLjsKFRlMa7l6Gi7Q1fq1UEYKog8P9JhQMBaKwU4ulqwnVS8FnixLLQ41QKb-HUUfRv3GG0A6XuS4IphgrzckqX50coTxKnACXDMu3MK11iBGzfyHT5EWqTbOtEHNi3VEis9uuyuz77imlUu6IdIfhGxEM3lNEmWqpS5kTj5sNPrSNdxWi56K3dh4yFGUkeSvbfU6NrpbaD-QT9mBzP84rl8Nb73rc8DP6dZOnTt9qOfST93Su-IDvZHDwdgHSxhUgsPT1NTYT0lY3QKxobNbiRJ21A&__tn__=-R