Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se të hënën (16 mars) do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.
Mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, thuhet në njoftimin për media.
Disa nga pikat e rendit të ditës janë:
- Miratimi i procesverbali nga mbledhja e mëparshme
- Përgatitjet për seancë plenare (deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat mëparshme, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare),
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave (shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019)./GazetaSinjali/