image Të hënën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kosovë

Politikë/ Të hënën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje të hënën, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, ka njoftuar se mbledhja e kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare do të mbahet të hënën me fillim në ora 11:00.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare mbahet të hënën (10 shkurt 2020) dhe pikë e rendit të ditës do të jetë propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/