image Të hënën Vuçiq dhe Macron takohen në Paris

Botë

Të hënën Vuçiq dhe Macron takohen në Paris

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojë të hënën një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, përcjellë Gazeta Sinjali.

Siç njoftojnë mediat serbe, takimi në mes të Vuçiqit dhe Macronit, do të zhvillohet të hënën në Paris, duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutojnë ata.

Kosova është në prag të zgjedhjeve, teksa nga BE-ja kanë thënë që takimet do të vazhdojnë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Në ndërkohë Kosova të hënën pritet që të vendos marrëdhëniet diplomatike me Izraelin ashtu siç edhe është paraparë me marrëveshjen e Washingtonit.

/GazetaSinjali/