Nga java tjetër, të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani do të kenë mundësi të bëjnë testin për koronavirus në të gjitha Aeroportet e Gjermanisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë vendim e kanë marrë sot ministrat e Shëndetësisë së 16 Landeve të Gjermanisë në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë.
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një njoftimi për media.
“Luteni të zbatoni informatat dhe masat që Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike japin udhëtoni në vendlindje. Luteni që të zbatoni infromatat dhe masat që Qeveria e Gjermainisë dhe Qeveritë e Landeve japin kur ktheheni nga pushimet nga Kosova në Gjermani”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/