image Të gjithë po bëjnë shaka, por Veseli prap e përmend luftimin e korrupsionit

Kosovë

Të gjithë po bëjnë shaka, por Veseli prap e përmend luftimin e korrupsionit

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se shembulli i shëndetësisë kosovare, që udhëhiqet nga PDK-ja, do të jetë modeli i luftës kundër korrupsionit.

Një gjë të tillë Veseli e ka thënë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Sipas Veselit, me vendime të guximshme, ministri Uran Ismail ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi.

“Kështu ndodh kur vendosim njerëz të rinj në pozita udhëheqëse dhe u japim mundësi”, ka shkruar ndër tjerash Veseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Me vendime të guximshme, ministri Uran Ismaili ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi.

Kështu ndodh kur vendosim njerëz të rinj në pozita udhëheqëse dhe u japim mundësi.

Në takim me përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës theksova se shembulli i shëndetësisë, që për herë të parë udhëhiqet nga PDK—ja, me mua si kryeministër do të jetë modeli i luftës sonë kundër korrupsionit.

Me gjashtë milionë euro të shpëtuara duke luftuar korrupsionin në shëndetësi, ne tani çdo vit mund të investojmë më shumë dhe të ndërtojmë spitale të reja, të blejmë aparaturë të re dhe barna shumë më cilësore.

Kjo është zgjedhja që duhet ta bëjnë qytetarët e Kosovës: t’i investojnë miliona euro në korrupsion apo miliona euro në investime konkrete.

Duke bërë zgjedhjen e duhur, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë!