image “Të gjithë në Zvicër u çuditën se përse e zgjodha Kosovën” – Challandes tregon se çfarë kishte zbuluar

Futboll

Sport/ “Të gjithë në Zvicër u çuditën se përse e zgjodha Kosovën” – Challandes tregon se çfarë kishte zbuluar

news image

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për herë të parë në konferencën e sotme për media, lidhur me arsyen se përse ka zgjedhur të bëhet trajner i Kombëtarës së Kosovës.

Ai fillimisht thotë se shumë të afërt të tij ishin befasuar se përse ishte bërë trajner i Kosovës.

Megjithatë ai thotë se kishte studiuar futbollistët e Kosovës dhe se e kishte parë se kanë një potencial të madh për të arritur sukses.

“Normalisht që fillimisht në Zvicër më pyetshin se përse kam zgjedhur të bëhem trajner i Kosovës, pse i një shteti të rinj. Por unë u tregova që i kam studiuar futbollistët dhe e kam parë se ka një potencial të madh të futbollistëve. Pastaj normalisht tashmë e kanë kuptuar përse kam zgjedhur Kosovën”, ka treguar Challandes, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tutje ai ka thënë se të afërmit e tij duke përfshirë edhe bashkëshortën dhe fëmijët tashmë e shijojnë punën e tij me Kosovën. Thotë se janë prezentë në shumë ndeshje të Kosovës, por edhe kanë parë se njerëzit në Kosovë janë shumë të mirë dhe jo duket Kosova nga jashtë.

“Tash vinë nëpër ndeshje të Kosovës dhe normalisht e shijojnë ushqimin në Kosovë, por edhe atmosferën që krijohet nga tifozët”.

“Mund të themi se ka pasur imazh negativ Kosova, por tashmë kjo është dëshmuar që imazhi i Kosovës është pozitive dhe i mirë. Gruaja dhe fëmijët e kanë parë përse kam ardhur në Kosovë, por e kanë parë edhe se njerëzit në Kosovë janë shumë të mirë”, ka deklaruar Challandas./Gazeta Sinjali/.