Byroja Kosovare e Sigurimit përmes një njoftimi ka bërë një sqarim për bashkatdhetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, lidhur me primin e sigurimit kufitar, për të cilin Qeveria u zotua se do ta mbulojë koston e policave të lëshuara deri në fund të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, ky institucion sqaron se të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për polica, mund të shkojnë në zyrën qendrore të Byrosë, për kthim të mjeteve financiare.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Sot përmes mediave jemi informuar se gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, disa nga ju keni paguar primin e sigurimit kufitar për të cilin, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbuloj koston e këtyre policave të lëshuara deri me datë 31.12.2020.
Për shkak të kohës së shkurtë që kemi pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj Marrëveshje, problemet teknike si kjo janë shfaqur vetëm tani dhe kjo veçse është trajtuar dhe rregulluar..
Të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për policat e sigurimit të lëshuara sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020, mund të vijnë në zyrën qendrore të Byrosë Kosovare të Sigurimit, ose në pikën më të afërt kufitare për kthimin e primit të paguar.