image “Të gjithë kryeministrat kanë vjedhur” - Mustafa thotë se i ka kërkuar argumente Kurtit

Kosovë

Partneritet/ “Të gjithë kryeministrat kanë vjedhur” – Mustafa thotë se i ka kërkuar argumente Kurtit

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të argumentojë deklaratat se Mustafa ishte kryeministër i korruptuar.

“S’dëshiroj të jem pjesë e një koalicioni e mendësie të tillë. Dua që edhe VV-ja të mos vazhdojë me deklarata të tilla. Këtë e kemi diskutuar në takim këtu që është mbajtur, i kam thënë se duhet të sqarohet deklarata që e keni thënë sepse nëse ju vlerësoni që unë jam në radhë të atyre kryeministrave që kam vjedh, atëherë nuk duhet të jem këtu që të diskutoj me ju për koalicion. Ti argumentoje ku e sa kam vjedh nëse vërtetohet atëherë unë shkoj direkt në prokurori të jap përgjegjësi dhe atëherë do t’u thosha partnerëve të mi të vendosin nëse duan ta bëjnë koalicionin me Vetëvendosjen apo jo”, ka thënë Mustafa në ktv

Ai ka thënë se nuk ka marrë përgjigje në këtë çështje, teksa ka shtuar se u ka thënë edhe partnerëve ndërkombëtarë se diskutimet e tilla duhet të ndalen.

“S’kam pasur ndonjë përgjigje të veçantë. Nuk dua ta interpretoj mirëpo vetëm dua te them se e kam hapur këtë çështje. U kam thënë edhe partnerëve të jashtëm se këto diskutime duhet të ndalen sepse s’mund të flasim për koalicione dhe të akuzojmë njëri-tjetrin”, ka thënë ai.